17 Maj 2024

Qeveria po i bën obstruksione punimeve të Kuvendit

Prishtinë, 10 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizuar konferencë për media ku ka publikuar Raportin mujor të monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për muajin shtator 2012.

Përfaqësues të KDI-së, në një konferencë për media kanë prezantuar një varg të gjeturash për këtë periudhë, e që sipas tyre po ndikojnë në mbarëvajtjen e punës së legjislativit.

Driton Selmanaj menagjer programi në KDI, gjatë prezantimit të raportit ka vlerësuar se seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës (3-4 tetor 2012) dëshmoi edhe një herë se Qeveria e Kosovës në kontinuitet po i bën obstruksione punimeve të kësaj legjislature duke interferuar në agjendat parlamentare, madje edhe duke i bojkotuar ato.

Sipas Selmanajt, jane te njohura praktikat parlamentare në vendet demokratike, ku Kuvendin e bojkoton ose e bllokon opozita, por ajo çfarë po ndodh në Kosovë është e pa precedent.

Me bojkotin e shumicës parlamentare të Seancës plenare, objektivisht Kuvendi i Kosovës po vihet jashtë funksionimit dhe kjo i cënon jo vetëm agjendat parlamentare në një demokraci por edhe sistemin politik dhe rendin kushtetues në vend – ka thënë Selmanaj.

Selmanaj po ashtu ngrit shqetësimin e KDI-së duke e cilësuar si apsurd prolongimin e miratimit të Rregullore së re të Kuvendit të Kosovës. Rregullorja e re e Kuvendit, ka paraparë që shumicën e  kompetencave ta marr Konferenca e Kryetarëve e cila do të përbëhet nga shefat e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Kjo edhe duket se nuk u pëlqen shumë pjesëtarëve të fuqishëm të Kuvendit, të cilët janë mësuar të luajnë rolin e “shefave” të Kuvendit, dhe kjo si duket është arsyeja e stopimit të aprovimit në lexim të dytë të këtij dokumenti, tha më tej Selmanaj.

Nga ana tjetër Halil Matoshi analist në KDI- prezantoi të gjeturat tjera që janë evidentuar në këtë raport.

Ai shprehu kërkesën e KDI-së që Kuvendi i Republikës së Kosovës të nxjerrë një Rezolutë të re lidhur me bisedimet eventuale politike me Serbinë – si dhe ratifikimin në Kuvend të çfarëdo marrëveshjeje eventuale ndërmjet palëve.

Sipas KDI-së, Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë publike me urgjencë të gjitha dokumentet origjinale që kanë rezultuar nga bisedimet e gjerëtanishme Kosovë-Serbi si dhe Kuvendi të debatojë në në seancë të jashtëzakonshme për të paraqitur për miratim Rezolutë të re, lidhur me bisedimet politike me Serbinë dhe ta caktojë pragun minimal nën të cilin Qeveria e Kosovës nuk ka mandat për të negociuar me palën serbe.

KDI vlerëson se pa një Rezolutë të re të Kuvendit të Kosovës, Qeveria e Kosovës nuk ka legjitimitet për t’i hyrë një procesi të ri bisedimesh me Republikën e Serbisë, tha Matoshi.

Matoshi i ka shfaqur qëndrimet e KDI-së lidhur me këto bisedime që po paralajmërohen.

Çfarëdo marrëveshjeje politike me një shtet tjetër, e që ka të bëjë me rendin kushtetues dhe sistemin politik të Republikës së Kosovës, në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë duhet të dërgohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës si instancë kushtetutëdhënëse, në përputhje të plotë me nenin  18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 

Përndryshe, secila marrëveshje e paratifikuar nuk do të prodhoj efekte juridike dhe politike në Kosovë, dhe nuk do të  obligojë Qeveritë e ardhshme për ti respektuar ato.

Matoshi më pas paraqiti qëndrimet e KDI-së, lidhur me nismën legjislative të Nën-komisionit për Mandate, Imuniteten dhe Rregullore te Punës, për projektligjin për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetit.

Matoshi bëri thirrje që Kuvendi të mos miratojë ligje që sjellin benefite materiale kategorive të caktuara pa krijimin e një fondi suplementar, ku ato kategori do të kontribonin gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.

Duke u nisur nga fakti se rendi kushtetues në Kosovë bazohet në parimet  e  demokracisë, barazisë, mosdiskriminimit dhe drejtësisë  sociale, niveli i Pensioneve suplementare në Kosovë nuk duhet të jenë në disproporcion të madh me nivelin e pensioneve të rregullta në Kosovë, tha më tutje.

Matoshi po ashtu shprehu kërkesën e KDI-së se pjesë përbërëse e ligjit duhet të jenë edhe deputetët e legjislaturave të dala nga zgjedhjet e para pluraliste të Kosovës në vitet e ‘90-ta, që sfiduan administratën okupuese të Serbisë në Kosovë.

Propozimi që kjo çështje të rregullohet me ligj të veçantë, vlerësohet të jetë neglizhim, ose edhe heqje nga rendi i ditës i kësaj çështjeje, me shumë rëndësi për parlamentarizmin e Kosovës.

Në këtë konferencë po ashtu u  paraqiten shqetësime për Projektligjin për shëndetësinë, ku u shpreh kërkesa e KDI-së, që për shkak të sensitivitetit që ka rregullimi i gjendjes kaotike në shëndetësi, kjo qështje të përcillet me debat gjithëpërfshirës nga Kuvendi i Kosovës, duke ia nënshtruar Projektligjin një konsultimi të gjërë publik, pasi që projektligji ka impakte shumë të mëdha në mirëqenien e qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)