30 Prill 2024

Qeveria plotëson Programin Legjislativ të Republikës së Kosovës për vitin 2022

Prishtinë, 26 tetor - Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje të rregullt në të cilën ndryshojë dhe plotësojë Programin Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Sipas ndryshimeve të Programin Legjislativ shtohen Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për provimin e maturës shtetërore, ndërkaq ndryshohet afati i miratimit nga Qeveria për Projektligjin për shërbimin e jashtëm; Projektligjin për protokollin e shtetit; dhe Projektligjin për Diasporën.

U miratuan tri projektligje:

-  Projektligji për Ekspertët Gjyqësorë i cili përcakton kushtet dhe procedurat e licencimit të eksperteve, subjekteve që kryejnë ekspertizën, të drejtat dhe detyrimet e tyre, përfshirjen dhe shlyerjen e subjekteve që kryejnë ekspertizën në regjistër dhe mënyrat e angazhimit të tyre.

-  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit i cili ka për qëllim harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe ta bëjë edhe më të zbatueshëm Ligjin për mbrojtje të konsumatorit.

- Projektligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar i cili është në përputhje me legjislacionin evropian dhe përcakton parimet themelore të menaxhimit të zhvillimit rajonal. Projektligji përcakton edhe orientimet, përgjegjësitë e institucioneve, institucionet financiare dhe rregullat për zhvillimin e balancuar rajonal në Republikën e Kosovës.

U themelua Këshilli Organizativ për shënimin e Njëqindedhjetë Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në këtë përbërje:

1.         Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

2.         Koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndër Qeveritar; zëvendës kryesues;

3.         Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare;

4.         Përfaqësues, Zyra e Kryeministrit, anëtar;

5.         Ministri i Mbrojtjes, anëtar;

6.         Ministri i Punëve të Brendshme, anëtar dhe

7.         Ministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal; anëtar.

Sipas vendimit të miratuar, ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:

8.         Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;

9.         Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

10.       Përfaqësues, Protokolli i Shtetit, anëtar; dhe

11.       Përfaqësues, Sekretariatit Koordinues Ndër Qeveritar, anëtar.

Iu vazhdua mandati për pesë vjet z. Martin Halilaj, hetues i Aksidenteve Hekurudhore në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike nën mbikëqyrjen e  Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike

U bë ndryshimi dhe plotësim i Vendimit të Qeverisë Nr.02/85.

U ndan mjete buxhetore në shumën prej katër milionë e dyqind mijë e njëqind (4,200,100.00) euro për blerjen e barnave nga lista esenciale sipas kërkesës së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

U bë ndryshim dhe plotësimi i Vendimit Nr. 31/99 të datës 30 shtator 2022 për Masat shtesë të Pakos për Ringjalljen Ekonomike për Përballje me Inflacion.

U ndanë mjeteve buxhetore në shumën prej nëntëdhjetë e dy mijë (92,000.00) euro për subvencionimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga "The Economist", i cili u zhvillua gjatë kësaj jave në vendin tonë. Ky Samit i kontribuon promovimit të shtetit tonë dhe krijimi të një platforme për shkëmbim të përvojave të akterëve të politikës, ekonomisë dhe tregtisë.

U miratua Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2028, e cila synon rregullimin dhe financimin e menagjimit të mekanizmave  për kontroll të qenve me dhe pa pronar në vendin tonë. Strategjia përcakton edhe koordinimin e institucioneve të nivelit qendror dhe lokal përgjegjëse për zbatim të saj.

Gjithashtu, u miratua edhe Plani i Veprimit 2022-2023 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023. Plani liston objektivat, aktivitetet dhe financimi i tyre gjatë zbatimit në periudhën e caktuar kohore.

U aprovua kërkesa e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për transfer të mjeteve në shumën treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e njëzet e pesë (399,225.00) euro, për transfere deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, në kuadër të kategorisë së shpenzimeve "Subvencione dhe Transfere".

U miratuan tri koncept dokumente:

- Koncept-dokumenti për Fushën e Menaxhimit të Financave Publike që do të mundësojë përmirësimin e menaxhimit të Financave Publike dhe i cili rekomandon hartimin e një Ligjit të ri për menaxhimin e financave publike

- Koncept-dokumentit për Shoqëritë Tregtare që do të sigurojë nivel më të lartë të ofrimit të shërbimeve ndaj shoqërive tregtare dhe që rekomandon plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare.

- Koncept-dokumenti për Inspektimin në fushën e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit që synon vendosjen e kritereve për mbikëqyrjen e inspektimeve mjedisore, proces i cili është prioritet i Qeverisë përcaktuar edhe me Planin Strategjik Operacional 2021-2025.

Kabineti qeveritar u informua nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal lidhur me Koncept-dokumentit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës.

Grupi punues ka bërë analizimin dhe rekomandimet e duhura për rregullimin e fushës, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ka themeluar një komision ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, e cila do të shtrihet edhe në nivelin lokal të qeverisjes.

Nisur nga kjo situatë, Koncept dokumenti prezantohet në Qeveri vetëm për informatë, derisa i njëjti do të dërgohet në komisionin ad-hoc të Kuvendit me qëllim të ndihmës  së trajtimit të problemeve të identifikuara për procesin zgjedhor në nivelin lokal.

U miratua vendimi i shqyrtim të mëtejmë për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Livadicë të Komunës së Podujevës, të cilat preken nga ndërtimi i Zonës Ekonomike Industriale në këtë komunë.

Dhe si pikë e fundit e rendit të ditës, u miratua nisma për negocim të Marrëveshjes më Republikën e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në hartimin e Planit të detajuar për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)