29 Prill 2024

Qeveria e Kosovës solidarizohet me shtetin dhe popullin turk

Prishtinë, 19 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e sulmeve terroriste që ndodhën në Turqi.


Në telegramin e ngushëllimit thuhet:


I nderuari z.kryeministër Erdoğan,
 

Me pikëllim të madh morëm lajmin për sulmet terroriste që ndodhën në Juglindje të Turqisë, ku humbën jetën dhe u plagosën ushtarë, policë e qytetarë të vendit tuaj.

 
Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju, qeverisë tuaj, popullit turk dhe familjarëve të viktimave, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

 
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm këto sulme terroriste, duke vlerësuar se ato janë një goditje e rëndë kundër vlerave demokratike, civilizuese, dhe cënim i rëndë kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Turqisë.

 
Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës shprehin solidaritetin më të lartë me shtetin dhe popullin turk, në këto momente të rënda. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)