04 Maj 2024

Qeveria e Kosovës ka ndaluar hyrjen Bogdanoviqit

Prishtinë, 27 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës i ka ndaluar hyrjen të ashtuquajturit Ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviqit si dhe të gjitha grupeve të tjera ilegale me rastinë e festimit të Vidovdanit.

Autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit për Kosovën në qeverinë në largim të Serbisë, Goran Bogdanoviq, për të marrë pjesë në 623 vjetorin e Betejës së Vidovdanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se ndalesa do të bëhet për të gjithë ata që nuk iu përmbahen udhëzimeve të qeverisë së Kosovës.

“Ndalesa është edhe për ministrin në qeverinë e Serbisë për Kosovë për arsye se në të kaluarën nuk iu ka përmbajt udhëzimeve tona që të mos ketë deklarime politike kështu që atij iu ka ndaluar hyrja”, tha Rexhepi.

Ministri Rexhepi kërkoi që edhe EULEX-i ta bëjë punën e tij dhe mos të lejojë hyrjen e grupeve ekstremiste në Kosovë si dhe atë të Bogdanoviqit.

Ai tha se edhe nëse bëhet ndonjë tentim që të hyjnë nëpër rrugë ilegale atëherë nuk do tu lejohet qasja në Gazimestan dhe do të arrestohen.

“Po sigurisht që po aty sit ë hyjë në mënyrë ilegale aty ku ka akces ajo sanksionohet me ligj dhe e kanë për detyre me arrestuar dhe depërtuar menjëherë”, tha ai.

Ndryshe Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike nesër gjatë festës fetare serbe të quajtur Vidovdani. Manifestimi mbahet çdo 28 qershor, tradicionalisht në Graçanicë dhe Gazimestan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)