02 Maj 2024

Qeveria e Kosovës e përkushtuar për agjendën Evropiane

Prishtinë, 22 qershor - Ministria e Integrimit Europian në praninë e Kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi, ka kryesuar takimin me zëvendës Kryeministra, Ministra, Kryetarë të komunave, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovës, dhe zyrtarëve tjerë të përfshirë në këtë proces.

 

Kjo iniciativë i kontribuon përafrimit dhe koordinimit të përgjegjësive drejt përmbushjes së kritereve për ri-integrim të personave të riatdhesuar, dhe dëshmon qartë përkushtimin që qeveria e Kosovës ka për procesin e integrimit Europian.


Duke pas parasysh se sa kompleks dhe gjithëpërfshirës është procesi i integrimit Europian, Qeveria e Kosovë është duke i marrë të gjitha hapat e duhur që rezultatet të jenë në nivel të lartë. 

 

Për të arritur synimet nevojitet një koordinim sa më adekuat me të gjitha institucionet kyçe në këtë proces, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror.

Ri-integrimi i personave të riatdhesuar në nivelin lokal është parakushti kryesor në procesin e liberalizmit të vizave, kanë mbetur edhe tre muaj deri tek finalizimi i raportit të progresit ku edhe është vlerësimi zyrtar për Kosovën në fushën e liberalizimit të vizave.

 

Prandaj, në vazhdën e angazhimit të përgjithshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për të shënuar progres në drejtim të adresimit të sfidave në kuadër të procesit të ri-integrimit të personave të riatdhesuar institucionet e Kosovës takohen sot.

 

Ky takim organizohet si pjesë e mobilizimit të përgjithshëm për implementimin dhe monitorimin e arritjeve por edhe sfidave në këtë fushë. 
Gjatë takimit Kryeministri Thaçi potencoi përkushtimin që e ka Qeveria e Kosovës për agjendën Europiane dhe nevojën për koordinim sa më të madh për duke pas parasysh kompleksitetin që bartë me vete ky proces.

 

Gjithashtu tha se “Ne do të vazhdojmë me zbatimin e agjendës Europiane me të gjithë potencialin tonë, me reformimin dhe avancimin e shtetit të Kosovës me një qëllim të vetëm – arritjen e standardeve Europiane në të gjitha fushat e qeverisjes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë.”

Ministrja Çitaku si kryesuese e këtij takimi mbështeti punën që është bërë deri më tani dhe tha se për ta përkrahur dhe intensifikuar këtë çështje do të vazhdoj takimet me të gjithë kryetarët e Komunave. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)