29 Prill 2024

Qeveria drejtohet Gjykatës Kushtetuese për imunitetin

Prishtinë, 20 korrik - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që të kërkojë mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me imunitetin e presidentit, kryeministrit, anëtarëve të kabinetit qeveritar, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe për bartësit tjerë të institucioneve në Kosovë.

Kjo çështje, e cila është bërë objekt i diskutimit në ditët e fundit, duhet të marr përgjigjen legale nga institucioni më i thirrur për zbatimin e kushtetutshmërisë në Kosovë, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin e Veprimit për Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës sipas të cilit do të përcaktohen akterët dhe veprimet në funksion të sigurisë së vendit dhe qytetarëve të Kosovës.
 
Ndërkaq, javën e kaluar EULEX-i kishte kërkuar që Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese të sqarojë çështjen e imunitetit të deputetëve, në mënyrë që t`i hapë rrugë arrestimit eventual të deputetëve që janë nën hetime.

Një kërkesë të tillë u përkrah edhe nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të. Madje, ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ishte shprehur ashpër, duke thënë se kryeparlamentari Krasniqi ka zgjedhur të sfidojë komunitetin ndërkombëtar, të sfidojë miqtë më të mirë të Kosovës në emër të mbrojtjes së një apo dy miqve të tij.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë gjithë kohës ka kundërshtuar idenë që Kuvendi të nxjerrë rezolutë, me anë të të cilës do t`i kërkohej sqarim Gjykatës Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve. Ai ka kundërshtuar këtë rezolutë, me arsyetimin se kjo nuk është çështje që i përket Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i vendit, në mbledhjen e Qeverisë ka vendosur që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, të sqarojë çështjen e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, presidentit dhe kryeministrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)