28 Prill 2024

Qeveria dënon fuqimisht dhunën e Vetëvendosjes ndaj Tahirit

Prishtinë, 4 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh indinjatën dhe dënon fuqimisht manifestimin e dhunës dhe vandalizmit ndaj zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” të Prishtinës, pas kthimit nga Brukseli.

Sulmi, i cili është kryer nga individë të deklaruar si aktivistë të Lëvizjes politike “Vetëvendosje”, është një akt politikisht i papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me ligjin. Ky akt është vandal dhe manifestim huliganizmit për qëllim të përfitimit politik.

Qeveria e Kosovës është e angazhuar në procesin e dialogut të barabartë me Serbinë, për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me raportet në mes të dy shteteve. Kjo rrugë do të qojë në njohjen reciproke të dyja shteteve dhe në normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja për të konsoliduar shtetin e Kosovës, për mirëqenien e qytetarëve të vet dhe të forcoj partneritetin  e vetë me të gjitha strukturat ndërkombëtare në procesin e integrimeve euroatlantike.

Qeveria e Kosovës kërkon nga organet e sigurisë dhe drejtësisë në Republikën e Kosovës që të gjitha aktet e dhunës dhe huliganizmit të trajtoje, pa marr parasysh se nga cila anë vijnë. Sundimi i rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës nuk ka dhe nuk do të ketë alternativë. Ata që kundërshtojnë këtë, pavarësisht se nga vijnë, nuk do të kenë perspektivë në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)