10 Maj 2024

Qeveria aprovoi Projektligjin për Mbrojtjen e Bimëve

Prishtinë, 2 maj - Nën drejtimin e Kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Republikë së Kosovës, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar dy projektligj edhe disa vendime të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Në mbledhjen e sotme Kabineti qeveritar ka aprovuar Projektligjit për Mbrojtjen e Bimëve (MBPZHR) dhe Projekt-kodin e Procedurës Penale (MD) që do të procedohen për miratim në Kuvend.

Në fjalën e hapjes kryeministri Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës për lirimin si të pafajshëm të komandantit të UÇK-së, deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala.

“Ne gjithmonë i  kemi dhënë  mbështetje të plotë drejtësisë, sepse edhe kemi besuar plotësisht dhe kemi qenë të bindur në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së” – është shprehur kryeministri Thaçi.

“Prandaj, sot Qeveria, institucionet dhe qytetarët e mirëpresim ngadhënjimin e drejtësisë mbi paragjykimet dhe pretendimet tjera të pajustifikueshme. Në anën tjetër, ju dëshiroj rikthim në angazhimet e tyre shtetërore dhe familjare”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke shtuar se ka besim të plotë në lirimin e shpejtë edhe të Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Duke folur para kabinetit qeveritar Thaçi ka vlerësuar edhe zgjedhjet në  Ferizaj. Kryeministri ka falënderuar gjithë qytetarët e Ferizajt për kulturën e tyre të lartë, që kanë treguar, pjesëmarrjen e tyre sado modeste, por emancipuese duke treguar vullnetin e tyre për qeverisjen e ardhshme të Ferizajt. 

Thaçi ka pohuar se Qeveria ka mirëpret rolin lehtësues të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe, në përputhshmëri me standardet dhe modelet evropiane, dokumentin e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Ky është hapi i parë dhe veprimi i parë i Serbisë që pranon të mos organizojë zgjedhje në Kosovë. Prandaj, angazhimet tona do të jenë të koordinuara me shteteve të Quintit”, pohoi kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka komentuar edhe opinionet e Freedom House për mediet e lira në botë. Është hap inkurajues për progresin që ka arritur Republika e Kosoves në fushën e lirisë së shprehjes ka thënë Thaçi.  

Në vazhdim Qeveria ka dhënë opinionin lidhur me emërimin e anëtarëve të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, në pajtim me nenin 14 të Ligjit  nr. 03/L-084 për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2005/20 për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2001/35 për Fondin Pensional të Kosovës (ZKM).

Në bazë të nenit 14 të Ligjit nr. 03/L-084 për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2005/20 për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2001/35 për Fondin Pensional të Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës jep Opinion me të cilin pajtohet me rekomandimin e Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Komisioni për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, në pajtim me Ligjin për Fondin Pensional të Kosovës, ka hapur procesin konkurrues për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit dhe  propozon kandidatët për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit, si në vijim:

1.      Ymer Havolli

2.      Driton Qehaja

3.      Van Driel Leendert Willem

4.      Alan Pickering

5.      Ruzhdi Morina

Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ për vitin 2012 (ZKM). Zyra e Kryeministrit propozon që në Programin Legjislativ të vitit 2012, të Qeverisë së Republikës së Kosovës të përfshihen edhe këto Projektligje:

Projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil (MPB);

Projektligji për Plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03/L-075 për themelimin e zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së Auditimit të Kosovës (MF).

Nga Programi Legjislativ i vitit 2012 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të hiqet:

Projektligji për SOFA (MFSK)

Të ndryshohet afati kohor për dërgimin e Projektligjeve për miratim në Qeveri si në vijim:

Projektligji për Veprimtari Kërkimore – Shkencore, Inovacion dhe Teknologji 31 Maj (MASHT);

Projektligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional 31 Maj (MASHT);

Projektligji për Arsimin dhe Aftësimin e të Rriturve 31 Maj (MASHT).

Projektligji për Agjencinë për menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Shtetërore.
 

Qeveria ka miratuar Koncept Dokumentin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-056 për Ansamblin Kombëtar Shtetëror të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për Ansamblet  e tjera (MKRS),  Koncept Dokumentin për Projektligjin e Sponsorizimeve dhe Donacioneve në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Kryeministri Thaçi me këtë rast ka kërkuar një informatë të plotë nga ministrat Memli Krasniqi dhe ministri Bajam Rexhepi lidhur me incidentin e kamerave në ambientet e Ansamblit Kombëtar Shtetëror të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Në pajtim me nenin 29 paragrafi 7 të Rregullores së punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka propozuar që të miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, koncept dokumenti për Projektligjin për Sponsorizime dhe Donacione në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Është miratuar Rregullores për Menaxhimin e Programit, Organet Kompetente, Procedurat dhe Kriteret e Përfitimit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar (MPB).

Qeveria ka marrë vendim për kompensimin shtesë për anëtarët dhe kryesuesin e Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për muajt prill dhe maj 2012 (ZKM).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)