17 Maj 2024

Publikimi i Studimit të Fizibilitetit për Kosovën shënon një ditë të veçantë

Prishtinë, 10 tetor - E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar dy projektligje dhe vendime tjera nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Kryeministri Hashim Thaçi ka hapur mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar duke vlerësuar si një ditë të veçantë  publikimin e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.

“Viti 2012 ka qenë viti i suksesit dhe i konkretizimit të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës dhe fillimit të zyrtarizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Bashkimin Evropian” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka theksuar se “Republika e Kosovës tani do të jetë partner i barabartë me Bashkimin Evropian sikur të gjitha vendet tjera të rajonit”.

“Progresi i arritur, politik, ekonomik dhe institucional, gjatë viteve të kaluara, është evidentuar, pa asnjë përjashtim, në të gjitha fushat e Studimit të Fizibilitetit. Ky hap përfaqëson kurorëzim dhe njohje e një pune të gjatë dhe kolosale, ekipore, të të gjitha partive politike dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës” ka thënë kryeministri Thaçi.

Në vazhdim, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit shënon hapin më të rëndësishëm në kuadër të procesit integrues të shtetit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Nga këndvështrimi teknik, mbesin edhe disa detyra afatshkurta për t’i plotësuar nga institucionet e Republikës së Kosovës. Komisioni Evropian ka identifikuar katër fusha ku duhet të shënohet progres i menjëhershëm, me qëllim të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ato janë: sundimi i ligjit, reforma e administratës publike, trashëgimia kulturore dhe tregtia”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka shprehur qëndrimin se Qeveria e Republikës së Kosovës, që kriteret teknike të mbetura do të përmbushen në afatin rekord.

”Ftoj të gjithë ministrat që të rrisin përkushtimin në punë, me të gjithë stafin, në kuadër të dikastereve tuaja, pasi që çfarëdo vonese eventuale në kuadër të procesit të integrimit evropian, do të ketë ndikim të drejtpërdrejt të vlerësimit të punës suaj si ministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës” ka thënë kryeministri në fjalën e hapjes së mbledhjes së Qeverisë së Kosovës..

Në mbledhjen e sotme është miratuar  Projektligji për Investimet e Huaja i cili rregullon mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të huaja në Kosovë duke ju ofruar investitorëve të huaj të drejtat dhe garancitë fondamentale. Projektligji ju ofron siguri investitorëve të huaj që investimet e tyre të mbrohen në pajtim me ligjet në fuqi dhe standardet e pranuara ndërkombëtare.

Edhe Projektligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë ka marr dritën e gjelbër në mbledhjen e kabinetit qeveritar. Me këtë Projektligj rregullohen parimet e përgjithshme për parandalimin e rreziqeve profesionale, eliminimin e faktorëve të rreziqeve të aksidenteve, informimit, konsultimit pjesëmarrjes së balancuar në përpjesëtimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, trajtimin e të punësuarve dhe udhëzimeve për zbatimin e tyre.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Dokumenteve Strategjike për vitin 2012. Në Planin e Dokumenteve Strategjike për vitin 2012, të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të përfshihen edhe këto dokumente strategjike:

1.1   Strategjia për decentralizimin e Shërbimeve Sociale 2013-2017;

1.2   Strategjia e Rishikuar e Energjisë 2013-2022;

1.3   Plani i Zbatimit te Strategjisë Minerare 2012-2014;

1.4   Strategjia për kalim në Transmetim Digjital në Republikën e Kosovës.

Është miratuar vendimi për emërimin e anëtarëve në Komisionin për Vlerësimin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale në këtë përbërje:

1.      Adnan Bozalija;

2.      Blerim Kamberi;

3.      Branislav Kostic;

4.      Hilmi Islami;

5.      Rrahman Ferizi;

6.      Bujar Rexhaj dhe

7.      Dashnor Nebiu.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është miratuar vendimi për propozim Kuvendit të Republikës së Kosovës që të bëhet zgjatja e periudhës kalimtare të lirimeve nga Tatimi i Vlerës së Shtuar deri më 31 dhjetor të vitit 2014. Importet dhe furnizimi i mallrave që janë të liruara nga pagesa e Tatimit të Vlerës së Shtuar janë:

    Një mori lëndësh të para dhe makineri bujqësore të cilat janë të listuara në Aneksin IV të Ligjit mbi TVSH-në, si dhe sistemit të ujitjes së tokave bujqësore;

    Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga paratë e grandeve të donatorëve në mbështetje të projekteve humanitare rindërtuese dhe Integrimit Evropian;

    Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të bëra për Kombet e Bashkuara, Bankën Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare. 

Është miratuar edhe vendimi preliminar për shpronësimin e pronave për ndërtimin e  Autostradës Vërmicë-Merdarë, në Zonat Kadastrale Sllatinë e Madhe, Henc, Miradi e Epërme dhe Miradi e Poshtme, Komuna e Fushë Kosovës dhe Zonat Kadastrale Batushë dhe Preoc, Komuna e Graçanicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)