17 Maj 2024

PSHDK mirëpret ftesën e LDK-së për bashkim

Prishtinë, 12 tetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u takua sot në selinë e LDK-së me drejtuesit e Partisë Shqiptare Demokristianë të Kosovës, të prirë nga kryetari, Ukë Berisha.

Si bëhet e ditur në një komunikatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustafa e shpjegoi në hollësi idenë e tij dhe ofertën e LDK-së drejtuar spektrit të djathtë të Kosovës dhe PSHDK-së në veçanti.

“Kryetari i LDK-së theksoi se ideja e LDK-së, si partia më e madhe e djathtë në Kosovë, është që të bashkojë partitë e djathta në një platformë të përbashkët programore dhe zgjedhore, pa e prekur subjektivitetin e asnjë partie”, theksohet në komunikatë.

Kryetari i PSHDK-së, Ukë Berisha, ndërkaq, tha se partia që drejton ai e ka mirëpritur ftesën e LDK-së për të bashkëpunuar dhe për t’u lidhur në një platformë të përbashkët.

Ai theksoi raportet historike ndërmjet LDK-së dhe PSHDK-së, të nisur herët nga Presidenti Rugova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)