06 Maj 2024

Prezantohet hulumtimit “Perceptimi i Diasporës - 2011"

Prishtinë, 18 nëntor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji bëri publik hulumtimin “Perceptimi i Diasporës – 2011” i kryer me pjesëtarë të diasporës kosovare që jeton në vende të ndryshme. Ky hulumtim i realizuar në formën e një pyetësori është mbështetur nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës.

Hulumtimi ka nxjerr të dhëna të ndryshme sa i përket jetës së pjesëtarëve të diasporës, kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në diasporë, lidhjeve me familjet, perceptimi për përkujdesjen shtetërore ndaj tyre, lidhjet e tyre me atdheun, mundësitë për të vijuar mësimin plotësues në gjuhën amtare, planifikimet për hapje të biznesit në vendlindje, e të tjera.

Nga hulumtimi kanë dal edhe kërkesa të ndryshme drejtuar institucioneve të Kosovës që sipas të intervistuarve mund të ndikojnë në përmirësimin e imazhit të vendit.

Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, tha se, MeD i mbështetë hulumtimet e tilla me qëllim të krijimit të një pasqyre të përafërt për mënyrën e jetesës së mërgimtarëve tanë, perceptimin e tyre për shtetin amë, trajtimin e tyre institucional, vërejtjet dhe kërkesat e tyre.

“Konsiderojmë se hulumtime të tilla na ndihmojnë shumë në identifikimin e problemeve me të cilat ballafaqohet diaspora jonë në vendet ku jeton, e shohim se ku jemi ne si institucione shtetërore karshi nevojave të tyre dhe padyshim ato na nxisin që të avancojmë politikat tona ndaj diasporës”, tha Ministri Makolli.

Ai tha po ashtu se, kontributi i mërgimtarëve në të gjitha periudhat e formimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovë ka qenë esencial dhe kësisoj tash institucionet e Kosovës duhet të krijojnë politika të tilla që do të ishin të mira për mërgimtarët tanë, dhe siç tha ministri Makolli, Ministria e Diasporës tashmë ka filluar t’i lëvizë gjërat para në këtë drejtim.

Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji, prof.dr.Edmond Hajrizi, i cili e bëri publik hulumtimin “Perceptimi i Diasporës – 2011” tha se, qëllimi i një analize të tillë, ka qenë nxjerrja e ideve që vijnë nga diaspora e që ato të ndihmojnë institucionet e shtetit, shoqërinë në përgjithësi, në zhvillimin e politikave karshi mërgimtarëve.

Hulumtimi i publikuar me këtë rast u vlerësua si i mirë ndërsa nga pjesëmarrësit u tha se, për të avancuar edhe më shumë politikat ndaj mërgimtarëve duhet të bëhen edhe hulumtime të tjera për çështje që afrojnë diasporën me atdheun, që përmirësojnë jetën e tyre në përgjithësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)