04 Maj 2024

Prezantohet broshura e Regjistrimit Civil dhe Mbrojtjes se të Dhënave

Prishtinë, 27 qershor - Në kuadër të projektit të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në Hotelin SIRIUS u bë prezantimi i broshurës informative për qytetarët e Kosovës mbi Regjistrimin Civil dhe Mbrojtjen e të Dhënave. 

Udhëheqësi i ekipit të projektit Frank Nan, falenderoi bashkë realizuesit e projektit, Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Agjencinë e Regjistrimit Civil, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e tij.

Fjalë rasti në këtë takim mbajti edhe Ruzhdi Jashari Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, znj. Sabrije Rashani - Koci nga Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Mevlin Asin nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sabrie Rashani - Koci Drejtoresh e Regjistrimit dhe Gjendjes Civile ka thënë se Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) tashme ka emëruar një zyrtar për mbrojtjen e të dhenave personale i cili bashkëpunon me Agjencin Shtetrore për Mbojtjen e te dhenave personale në lidhje me zbatimin e parimeve kryesore për mbrojtjen e te dhenave personale -  që lidhen me fushëveprimtarine e ARC-së.

"ARC në vazhdimesi do të perkujdeset që perpunimin i te dhenave të behët në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme duke i respektuar parimet e mbrojtjes se te dhenave personale të qytetarëve për te cilat mblidhen këto te dhëna", ka theksuar Rashani - Koci.

Kjo broshure informative sipas saj ofron një mundesi te mire per qytetare qe te njoftohen [er rregullat dhe procedurat e dala nga Ligji per mb e t dhen per , pergjegjesit kryesor per zbatimin e ketij ligji, te drejttat dhe obligimet e autoriteteve pergjegjese per perpunimin e te dhenave te tyre personale dhe te drejtat e vet qytetareve per te pasur qasje ne te dhenat e tyre.

Ruzhdi Jashari, duke folur për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, si fushë e re në vendin tonë, mes tjerash, potencoi  rëndësinë  dhe ndikimin pozitiv në Raportin e Fizibilitetit, Liberalizimit të Vizave, Stabilizim Asocimit si dhe proceseve të përgjithshme integruese në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, sipas Jashari  ‘ky projekt është hap shumë i rëndësishëm për informimin e opinionit publik lidhur me rëndësinë e regjistrit civil dhe në veçanti për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Duke e cilësuar këtë broshurë si shumë të rëndësishme rreth të drejtave të qytetarëve për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale, u tha se kjo broshurë sjell njohuri solide rreth përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale.  Në këtë aspekt, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është një nga aktorët kryesorë dhe më me ndikim në vend.

Në pjesën përmbyllëse të kësaj ngjarjeje, Mevlin Asin shfrytëzoi rastin për të shpërndarë disa kopje të kësaj broshure të pranishmëve në këtë prezantim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)