03 Maj 2024

Presidentja shpalos detajet e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Prishtinë, 21 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media në të cilën do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të mbahet më 22 dhe 23 tetor në Prishtinë, ku do të marrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike, shkencore, kulturore dhe nga shoqëria civile nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.

Forumi synon të diskutojë jo vetëm sfidat në përballje me paqen dhe sigurinë globale, por edhe trajtimin dhe zgjidhjet eventuale.

Ndryshe, WPS është Forum, i cili paraqet një nga zotimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Detajet për Forumin WPS, Presidentja Osmani do t`i bëj të ditura në një konferencë për media, sot në orën 13:30, në objektin e trashëgimisë kulturore- Hamami i Prishtinës.

Për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij evenimenti janë parapare planifikime operacionale nga Policia e Kosovës, duke filluar nga sot ku pritet të vijnë personalitete nga vende të ndryshme si dhe nesër ku mbahet evenimenti kryesor, e deri në përfundim me datë 23 tetor 2022.

Përgjatë këtyre dy-tri ditëve, mund të ketë qarkullim më të intensifikuar të pjesëmarrësve dhe automjeteve në lokacione të caktuara dhe njoftojmë opinionin se mund të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve, prandaj për të mundësuar qarkullim dhe riorientim në trafik do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.

Policia e Kosovës me këtë rast kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)