27 Prill 2024

Presidentja Jahjaga u takua me Presidentin kroat, Ivo Josipoviq

Zagreb, 6 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u prit sot në takim nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, me ftesë të të cilit po qëndron në vizitë zyrtare në Kroaci.

Presidentja Jahjaga, në vizitën zyrtare në Kroaci është e shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, ministrja e integrimeve evropiane Vlora Citaku dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj..

Siç ka njoftuar presidenca kroate, temë e bisedimeve ishin marrëdhëniet e dyanshme Koraci – Kosovë, mbështetja e Kroacisë në rrugën e Kosovës për në Bashkimin Evropian, përmirësimi i raporteve ekonomike, situata në rajon, pozita e pakicës kroate në Kosovë dhe ajo e shqiptarëve të Kosovës në Kroaci.

Para disa ditësh, duke e komentuar vizitën e presidentes së Kosovës në Zagreb dhe marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë, presidenti Josipoviq tha se vendi i tij “udhëheq politikë në të cilën fakti se e ka njohur Kosovën, nuk i zvogëlon raportet me Serbinë”.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)