05 Maj 2024

Presidentja Jahjaga takoi Presidentin Ivo Josipoviq

Prishtinë, 26 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot presidentin e Kroacisë Ivo Josipoviq, gjatë qëndrimit të saj në Zagreb, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për rolin e gruas në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Evropës Juglindore, të organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë dhe tha se është i nevojshëm thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit mes dy shteteve. Ajo e përgëzoi Presidentin Josipoviq për arritjet që Republika e Kroacisë ka bërë në procesin e reformave në vend, që kanë mundësuar hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Presidentja Jahjaga tha se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i kompletuar pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, i ka dhënë përkrahjen e vendit të tij për agjendën evropiane të Kosovës.

Po kështu, z. Josipoviq theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e politikës, ekonomisë etj. Ai tha se Kroacia mund ta ndihmojë Republikën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, duke u nisur edhe nga përvojat që shteti i tij ka kaluar në këtë rrugë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)