15 Maj 2024

Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës Khaldoun Sinno

Prishtinë, 22 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës Khaldoun Sinno, udhëheqës i sektorit politik, ekonomik dhe atij për integrim evropian në zyrën e BE-së në Kosovë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi z.Sinno për angazhimin e tij gjatë misionit në Kosovë dhe në të njëjtën kohë shprehu mirënjohje për punën dhe kontributin e institucioneve të BE-së në vendin tonë.

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga institucionet e Bashkimit Evropian për institucionet e Republikës së Kosovës në rrugën e saj të integrimeve evropiane.

Ndërsa Khaldoun Sinno, në takimin lamtumirës, përgëzoi presidenten Jahjaga për angazhimin e saj të palodhshëm dhe vlerësoi se ajo me punën e saj ka dëshmuar se është presidente e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin se këtë vjeshtë Kosova do të marrë lajm të mirë nga Brukseli me rastin e publikimit të Raportit të Fizibilitetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)