02 Maj 2024

Presidentja Jahjaga priti admiralin Samuel J. Locklear

Prishtinë, 22 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim admiralin Samuel J. Locklear, komandant i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli.

Presidentja Jahjaga dhe admirali Locklear diskutuan për një varg çështjesh më rëndësi, me theks të veçantë për bashkëpunimin e institucioneve të vendit me forcat e NATO-s të vendosura në Kosovë.

Presidentja Jahjaga i shprehu admiralit Locklear falënderimin e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndihmën e pakursyeshme që NATO i ka dhënë dhe po i jep popullit të Kosovë.

Në veçanti ajo theksoi kontributin e madh të kësaj force për trajnimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt arritjes së kapaciteteve të plota të kësaj force dhe drejt ndërtimit të një force moderne në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit dhe të gatshme për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare, kudo ku kjo është e nevojshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)