17 Maj 2024

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

Prishtinë, 9 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e vdekjes së Ambasadorit Lawence Rossin, i cili ishte përfaqësuesi i parë i SHBA menjëherë pas luftës në vendin tonë.

Në telegram thuhet:

I nderuari President Obama,

Me dhembje të thellë pranuam lajmin e hidhur për vdekjen e ambasadorit tuaj dhe mikut tonë, zotëri Lawence Rossin. Më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve tona dhe emrin tim personal t’iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një diplomati shembullor.

Ambasadori Rossin i kontribuoi transformimit të Kosovës në një vend demokratik si përfaqësuesi i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës menjëherë pas luftës, në një periudhë shumë të ndjeshme për popullin tonë dhe më vonë si zëvendësadministrator i misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, ku avokonte fuqizimin e institucioneve të dala nga vota e lirë.

Ambasadori Rossin ishte garanci më e mirë e përkushtimit dhe vazhdimësisë së përkrahjes së shtetit juaj për t’i ofruar qytetarëve të Kosovës mundësinë për një jetë në paqe, në liri dhe me dinjitet. Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë rolin që ai luajti në dhënien e shpresës dhe për entuziazmin dhe optimizmin që e tregoi për shtetndërtimin e Kosovës, suksesit tonë të përbashkët.

Në këto çaste pikëllimi lutjet tona janë me ju dhe me familjen Rossin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)