14 Maj 2024

Presidentja Jahjaga mund të jep dorëheqje në shtator

Prishtinë, 27 korrik - Presidentja Atifete Jahjaga do të largohet menjëherë pas fuqizimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat parashikojnë zgjedhjen e të parit të vendit drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve, ka thënë burime të gazetës “Tribuna Shqiptare”, në Ekzekutivin e vendit.

Theksohet se Jahjagës do t’i ofrohej një post ministror si “kompensim” për lëshimin e postit presidencial.

Por analisti Shkelzen Maliqi mendon se nuk mund të parashikohet nëse do të ndodhë diçka e tillë.

Megjithatë, sipas tij, ka mundësi që të ndodhë për shkak se presidentja nuk mund të jetë në gjendje të përballojë presionin e madh nga të gjitha anët për t’u larguar dhe për ta respektuar marrëveshjen ndërmjet liderëve dhe Rezolutën e Kuvendit.

Ndërsa, analisti tjetër politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se presidentja është vendosur nga ambasada amerikane, prandaj ajo mund të hiqet vetëm atëherë kur amerikanët binden se duhet hequr.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)