17 Maj 2024

Presidentja Jahjaga kërkon fuqizimin e gruas

Prishtinë, 5 tetor - Në ditën e dytë të Samitit Ndërkombëtar të Grave “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Grave”, presidentja Atifete Jahjaga ka folur për fuqizimin e pozitës së gruas në Kosovë, rajon por edhe ne nivel global. Ajo tha se duhet bërë më shumë për avancimin e femrave në pozita vendimmarrëse.

“Kosova dhe rajoni kanë shumë për të ofruar, prandaj Samiti do të shërbejë si një mundësi unike për ta shndërruar Evropën Juglindore në një qendër të zhvillimeve pozitive, por gjithashtu për t’ju hapur një mundësi grave të pranishme në Samit që të përfitojnë nga perspektivat globale dhe rajonale përmes një shkëmbimi përvojash që unë shpresoj do të prodhojnë rezultate të prekshme dhe partneritete të reja. Kosovës dhe rajonit i është dhënë një mundësi për t’u bërë nismëtarë të nismave të reja që garantojnë avancimin e mëtejmë të gruas si faktor kyç për zhvillim” , tha Jahjaga.

Fuqizimi ekonomik sipas saj është baza fondamentale e fuqizimit të gruas gjithandej në botë. Çështjet me të cilat përballet Evropa Juglindore nuk janë vetëm të saj. Gratë në gjithë botën janë të nënvlerësuara dhe më pak të paguara.

Jahjaga ka thënë se gratë duan të bëhen ndërmarrëse por mungesa e financimit, e trajnimit afarist ose edhe arsyet personale, mund t’i dekurajojnë ato nga fillimi i një projekti afarist.

\"Nuk ka të bëjë me mungesë të inovacionit: studimet kanë treguar se gratë janë njëlloj inovative si edhe burrat. Dhe kur gratë bëhen pjesë vitale e procesit ndërmarrës, ato kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe zhvillim, inovacion dhe vlera të komuniteteve të tyre. Çështja është se si mund të lehtësojmë zhvillimin e grave ndërmarrëse\", ka theksuar ajo.

Jahjaga ka potencuar se e drejta pronësore dhe qasja në burime është e drejtë themelore për secilin. Gratë, posaçërisht në pjesët rurale, me punën e tyre luajnë një rol integral në prodhimin e ushqimit dhe të mallrave. 

Ministrja e punëve të jashtme dhe çështjeve evropiane të Kroacisë Vesna Pusiç, përshëndeti nismën për këtë samit, duke vlerësua se fuqizimi i pozitës së gruas ndihmon të gjithë në krijimin e një të ardhme më të mirë. Ajo tha se nga mënyra e trajtimit të grave në një shoqëri, është treguesi më i mirë i orientimit politik të atij vendi.

“ Politikat vendore dhe ndërkombëtare që trajtojnë pozitën e gruas janë test serioziteti dhe parametër matës për orientimin drejt së ardhmes së një vendi të caktuar” , tha Pushiç.

Gjatë ditës së sotme në Samit, panelistet nga mbarë bota do të kenë rastin të diskutojnë për fuqizimin ekonomik, të drejtat pronësore dhe barrierat që shoqërojnë femrat në pjesëmarrjen politike. Ndryshe samiti ndërkombëtarë i gruas do të vazhdojnë punimet edhe nesër ku pritet të bëhet miratimi i formal i dokumentit të samitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)