07 Maj 2024

Presidentja Jahjaga do të rikthej Kodin Penal në Kuvend

Prishtinë, 29 prill - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë javës së ardhshme do t`ia kthejë Kuvendit Kodin Penal dhe do të kërkojë riformulimin e dy neneve të kontestuara.

Sipas gazetës “Express” , janë kontestuar nenet 37 dhe 38 që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e gazetarëve.

“Presidentja nuk do të kërkojë heqjen e tërësishme të neneve 37 dhe 38. Përgjigjja e Jahjagës është që ato nene të riformulohen”, ka thënë një zyrtari i Presidencës, pa dashur t’i përmendet emri.

Ndërkohë, Presidentja gjatë javës së kaluar ka takuar përfaqësuesit e gazetarëve, të cilët i kanë kërkuar të rikthejë Kodin Penal në Kuvend.

Por, nuk janë vetëm gazetarët që kanë bërë presion mbi Presidenten. Zyrtarë të Presidencës kanë thënë se edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë i kanë kërkuar Jahjagës që të rikthejë Kodin në Parlament dhe të kërkojë qartësimin e neneve që kanë të bëjnë me mediat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)