17 Maj 2024

Presidentja Jahjaga do të organizojë Samitin Ndërkombëtar të Gruas

Prishtinë 21 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga, do të jetë nikoqire e Samitit Ndërkombëtar të Gruas “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Gruas”, prej 4 deri më 6 tetor 2012, në Prishtinë.

Në këtë Samit janë ftuar të marrin pjesë mbi 200 gra lidere nga Kosova, vendet fqinje, si dhe nga rajone të tjera të Evropës, Amerikës Veriore, Lindjes së Mesme, Afrika Veriore dhe më gjerë.

Samiti, që në këtë nivel organizohet për herë të parë në rajon, do të trajtojë zhvillimin ekonomik, pjesëmarrjen politike dhe sigurinë e gruas, si dhe do të adresohen faktorët që ndikojnë në rolin e gruas në shoqëri, fuqizimin ekonomik të saj. Gjithashtu, do të identifikohen dhe barrierat kushtetuese e elektorale të pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe vendimmarrje.

Presidentja Jahjaga ka theksuar se: “Siguria e gruas është siguri për shoqërinë”, dhe përmes këtij samiti synon që me ekspertizën dhe përvojën e grave lidere nga gjithë bota të ofrojë zgjidhje për sfida të veçanta me të cilat përballen gratë.

Samiti Ndërkombëtar i Gruas synon krijimin e urave të bashkëpunimit, komunikimit e partneritetit ndërmjet sektorit publik dhe privat, akademisë dhe politikëbërësve, jo vetëm brenda kufijve të një shteti por dhe ndërmjet popujve, shteteve fqinje dhe përtej.

Samiti organizohet me mbështetjen financiare të popullit amerikan nëpërmjet USAID dhe me mbështetjen organizative të NDI. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)