01 Maj 2024

Presidentja Jahajga dënon dhunën ndaj KFOR-it

Prishtinë, 1 qershor - Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e dënon dhunën mbi forcat paqeruajtëse të NATO-s nga një grup i qytetarëve të komunitetit serb që ndodhi sot në rrugën Mitrovicë – Leposaviq dhe që solli plagosjen e një numri të ushtarëve të KFOR-it dhe të qytetarëve.

Ajo i cilësoi të papranueshme përpjekjet e strukturave ilegale serbe për të penguar me dhunë heqjen e barrikadave nga rrugët dhe për të penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.  

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës mbështet aksionin e forcave paqeruajtëse të NATO-s për heqjen e barrikadave dhe zhbllokimin e rrugëve që përkon me misionin e KFOR-it për vendosjen e stabilitetit dhe të sigurisë si dhe për aplikimin e sundimit të ligjit në territorin e Republikës së Kosovës. Ky është veprim për të mos lejuar sundimin e anarkisë në tri komunat në veri të vendit.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës vlerëson se veprimi i strukturave kriminale dhe ilegale për bllokimin e rrugëve në komunat në veri të vendit si dhe pengimi i mekanizmave të sigurisë për vendosjen e rendit, është i dënueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit si dhe normat dhe ligjet ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes.  

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kërkon vendosjen e gjendjes normale në këtë pjesë të vendit dhe shuarjen e strukturave ilegale e kriminale të cilat po pengojnë dhe mbajnë peng popullatën e kësaj pjese dhe po i shfrytëzojnë problemet reale të qytetarëve për qëllime të veta, duke i ftuar të gjithë qytetarët për veprime brenda institucioneve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)