18 Maj 2024

Presidenti Topi viziton familjen Jashari dhe Haradinaj

Prishtinë, 30 qershor - Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ka vizituar sot herët në mëngjes familjen Jashari në Prekaz, ku u prit nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit lengjendar Adem Jashari. Presidenti Topi sot po ashtu do të vizitojë edhe familjen Haradinaj dhe kompleksin e dëshmorëve në Gllogjan.

Edhe pse ishte planifikuar që Presidenti Topi të bënte homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz ku prehen trupat e Adem Jasharit me familje, kjo vizitë nuk është realizuar.

Kjo ka ardhur si pasojë e një lëndimi të lehtë në këmbë të presidentit shqiptar Topi.

Por, kurora lulesh pranë varrit të Adem Jasharit ka vendosur bashkëshortja e presidentit, zonja e parë Teuta Topi.

Në agjenden e tij Presidenti Topi sot do të vizitojë edhe familjen Haradinaj dhe kompleksin e dëshmorëve në Gllogjan.

Presidenti Topi dje në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës tha se \"solemnisht dhe së bashku ne nderojmë sot e mot sakrificat e djemve të Kosovës të udhëhequr nga Adem Jashari, rolin historik të presidentit Rugova, luftën e drejtë dhe atdhetare  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë të njëjtit produkt: Kosovës së lirë, të pavarur dhe evropiane.\"

Ai tha se populli i Kosovës është shembulli më i mirë për t’ i dëshmuar botës demokratike se si një vend i vogël me forcë të madhe morale, ia arriti brenda vetëm një dekade  të ndahet nga dhimbjet e së kaluarës, dhe të transformojë zonën e luftës  dhe gjenocidit serb në një shoqëri të paqes, harmonisë demokracisë dhe vlerave evropiane.

\"Kosova është shembull i forcues për ndryshim, i fitores të së mirës ndaj të keqes, i vendosjes së drejtësisë historike dhe i nxjerrjes në pah të virtyteve të larta të humanizmit dhe të bashkëjetesës paqësore\", tha ai.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)