Presidenti Topi sot arrin në Kosovë

Presidenti Topi do të pritet me një ceremoni solemne me parakalimin para Gardës së Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ku edhe takohet me Presidentet Jahajga.
Gjatë takimit të dy presidenteve pritet qe temat e bisedimeve plenare të përqendrohen në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore, rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm në fusha me interes të ndërsjellë, shtimin e numrit të vendeve që do të njohin Kosovën si dhe për perspektivën euro-atlantike të dy vendeve tona e të mbarë rajonit.
Gjatë kësaj vizite zyrtare Presidenti Topi do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës dhe njëkohësisht Kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe personalitet tjera të larta te institucioneve të Kosovës.
Po ashtu për nder të tij sot Kuvendi i Kosoves do të mbaj edhe një seancë solemne.
Nderkaq nesër Presidenti Topi do të bëj homazhe tek Kompleksi memrial i Adem Jasharit në Prekaz dhe të Kompleksi i Haradinajve në Gllogjan të Deçanit.