02 Maj 2024

Presidenca dhe qeveria dënuan vrasjen në Mitrovicë

Prishtinë, 8 prill - Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e dënon sulmin me mjet shpërthyes, në një banesë private, në lagjen e Tre Rrokaqiejve në Mitrovicë, me ç’rast është vrarë një qytetar i Kosovës dhe është lënduar familja e tij.

Aktet e këtilla të dhunshme dhe sulmet sipas presidentes janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendit.

\"Ato pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën së Kosovës dhe në veçanti në pjesën veriore të territorit të saj.\"

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që të kapin autorët e këtij incidenti dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.

Edhe Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin terrorist, në të cilin humbi jetën një qytetarë, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e akterëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt.

Kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Kosovës dhe nga organet e ndjekjes, që të bëjnë çmos që aktorët e këtij akti terrorist, të kapen dhe të marrin dënimet e merituara nga ana drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj të vendosur në luftën kundër të gjithë atyre që rrezikojnë jetën, lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)