14 Maj 2024

Potencialet e Kosovës për investime do të prezantohen edhe në Londër

Prishtinë, 16 gusht - Kryeshefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (APIK), Valdrin Lluka, priti sot Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ian Cliff dhe përfaqësuesin e Odës Ekonomike Britanike, Ray Pouer.

Qëllimi i takimit ishte finalizimi i planeve rreth organizimit të konferencës për investime që do të mbahet në Angli me 10 dhe 11 Tetor të këtij viti, përkatësisht në Sheffield dhe Londër.

Britania e Madhe vazhdon të jetë një ndër shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë sipas statistikave të Bankës Qëndrore të Kosovës. Potenciali më i madh shtrihet në sektorin bankar, energjetik si dhe minierave dhe mineraleve. Ambasada e Britanisë së Madhe është duke ndihmuar në këtë proces duke përfshirë Odën Ekonomike Britanike që të ftoj biznese të mëdha nga Anglia për të parë për së afërmi mundësitë dhe projektet që do të prezantohen në këtë konferencë.

Delegacion nga Kosova do të udhëhiqet nga zv. Kryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ku do të jenë prezent edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj si dhe ekipi teknik nga institucionet relevante siç janë APIK, Departamenti Qëndror për Partneritetin Publiko-Privat, Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe komunat. Gjithashtu, në këtë konference do të marrin pjesë edhe bizneset vendore me qëllim të krijimit të mundësive për partneritete si në tregti ashtu edhe në investime.

APIK së bashku me institucionet tjera vendore dhe me ndihmën e Ambasadave të Kosovës, ka organizuar 4 konferenca ndërkombëtare në gjashtë-mujorin e parë të këtij vitit në: Gjermani, Turqi, Francë dhe Hungari.

Me qëllim të promovimit të Kosovës si vend i përshtatshëm për investime, APIK ka planifikuar të organizoj edhe 9 konferenca tjera ndërkombëtare. Për periudhën shtator-dhjetor janë paraparë konferenca në: Amerikë, Angli, Zvicër, Belgjikë, Holandë, Slloveni, Kroaci, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)