28 Prill 2024

Popullsia, 50 për qind meshkuj dhe 49 për qind femra

Prishtinë, nëntor - Enti i Statistikës së Kosovës (ESK), përkatësisht Departamenti i Popullsisë, sot  në web faqen e ESK-se  publikoi, publikimin  “Gratë dhe Burrat në Kosovë”.

Ky  publikimi përmban të dhëna statistikore me analiza të shkurtra, për të ndihmuare në perceptimin e situatës gjinore në Kosovë.

Enti i Statistikës, përdori të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, të cilat ofronin informacione statistikore për situatën gjinore sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale në vend.

Në këtë  publikim që është i  pesti me radhë  “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, përdoruesit do të gjejnë të dhëna statistikore më afatgjata, të krahasuara sipas viteve dhe ju ofron përdoruesve të dhëna të mjaftueshme, për analiza, krahasime e etj.

Disa të dhëna nga publikimi: Gratë dhe burrat duhet të jenë të dallueshëm edhe në informacionin statistikor, ndaj disa të dhënave shpërndahen sipas gjinisë në publikimet e realizuara nga Enti i Statistikës së Kosovës,  28 për qind e popullatës është më e re se 15 vjeçare, gjersa gati dy të tretat (65%) i përkasin grup - moshës 15-64  vjeçare, grup-moshë kjo që njihet si ekonomikisht aktive.

Shpërndarja e popullsisë sipas gjinisë është praktikisht e njëjtë në viset urbane dhe rurale- 50.1 për qind meshkuj dhe 49.9 për qind femra në viset urbane, ndërsa 50.2 për qind  meshkuj dhe 49.8 për qind  femra në viset rurale, popullsia kosovare dëshmon së për çdo 100 lindje vajzash ka rreth 109  lindje djemsh. Mosha mesatare e martesës në vitin 2009 është 31 vjeç për burrat dhe 28 për gratë.

Analfabetizmi në Kosovë vazhdon të jetë çështje gjinore dhe moshore. Femrat në përgjithësi janë më tepër se dyfish më analfabete se meshkujt (7.5% krahasuar me 3.3% në viset urbane dhe 11.3% krahasuar me 5.5 % në viset rurale). Pjesëmarrja e grave në forcat e punës është gati sa gjysma e burrave. Në vite kjo përqindje është ulur nga 30 në 29 për gratë dhe nga 68 në 67 për burrat. Shkalla e papunësisë për vitin 2009 shënon 56 % për gratë , ndërsa për burrat 41 %.

Ndër profesionet që ushtrojnë gratë janë më shumë ato profesionale, shërbyese dhe teknike. Ndërsa, burrat kryejnë gati të gjithat llojet e profesioneve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)