27 Prill 2024

Po idesë së Cooperit për menaxhimin e integruar të kufijve

Prishtinë, 11 nëntor - Shefja e delegacionit të Republikës së Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se ideja e Bashkimit Evropian për menaxhimin e përbashkët të integruar të gjithë kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje, është e pranueshme për shtetin e Kosovës, pasi një marrëveshje e tillë është konform përcaktimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ajo në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se një model i tillë është duke u zbatuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ndërkohë, që është në përgatitje me Malin e Zi.

Tahiri njoftoi se parimisht pala e Kosovës është pajtuar për këtë ide. “Në parim kemi dhënë pëlqim që ky model të zbatohet edhe me shtetin fqinj, Serbinë”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka thënë se nuk sheh ndonjë pengesë në zbatimin e kësaj marrëveshje me Serbinë. “Nuk shoh vështirësi për ta zbatuar këtë marrëveshje, sepse Kosova e ka sistemin unik të doganave dhe të kontrollit të kufirit. Sipas modelit evropian për menaxhimin e integruar të kufijve, dy shtetet që vendosin këtë bashkëpunim punojnë sipas juridiksionit të shteteve të tyre. Pra, të dyja shtetet zbatojnë ligjet e tyre”, është shprehur Tahiri.

Ajo ka treguar se kjo çështje është vetëm në nivel ideor. “Së shpejti mund të kemi më shumë njohuri për atë se si BE-ja e mendon këtë projekt. Natyrisht se kjo ide pastaj bëhet objekt negociatash shtetërore”, tha Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)