29 Prill 2024

PNDSH: Opozita aktuale po e tradhton votën e qytetarëve

Prishtinë, 23 qershor - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare konstaton e brengosur se tash sa kohë opozita në Kosovë, konkretisht partitë opozitare në Kuvend, me atë që po bëjnë dhe me atë që nuk po bëjnë, janë jo vetëm duke ja shtuar komoditetin qeverisë aktuale, por edhe duke ja zgjatur jetën asaj.

Aktualisht sipas PNDSH duket se ka më shumë dallime ndërmjet partive opozitare se që ka dallime ndërmjet pozitës dhe opozitës dhe ende nuk ekziston as edhe vullneti më i vogël që ngjashmëritë dhe pikëtakimet opozitare të përafrohen e të veprohet së paku në disa segmente bashkarishtë.

Opozita sipas PNDSH aktuale po harron se ka obligim demokratik ta bashkoj votën shumicë të cilën ja kanë besuar qytetarët e Kosovës.

Opozita e Kosovës e ka shumicën e votës së qytetarit të Kosovës prandaj ky duhet të jetë obligim moral e shtetëror, që duhet ta shtyj opozitën që në vend se të bëjë gara ndërveti duke akuzuar se cila ja ka zgjatë jetën qeveritarëve aktual, se cila prinë në politikën opozitare, ta kuptojnë se pa bashkim opozitar nuk ka gjasa të shkurtohet jeta e kësaj keq qeverisjeje.

“Për shkak të votës shumicë që qytetarët e Kosovës ja kanë dhënë opozitës ajo duhet të jetë më tolerante ndërveti si premisë për të qenë më efikase kundër pozitës.”

“Është koha e fundit që partitë opozitare ta kuptojnë se tek e tek nuk kanë gjasa të bëjnë shumë për të mirën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Keq qeverisja në njërën anë dhe pavarësia e mbikëqyrur në tjetrën janë aq të rënda sa që edhe një opozitë unike do ta ketë vështirë t’i parandaloj e lëre më kështu sikundër po sillet ajo tash sa kohë.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)