06 Maj 2024

Plani i dialogut për veriun publikohet më 10 shtator

Prishtinë, 16 maj - Qeveria e Kosovës do të shfrytëzojë prezencën e përfaqësuesve të 25 shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të prezantuar planin e dialogut për veriun e Kosovës. Disa ditë më vonë, pritet që të nisë dialogu, kanë bërë të ditura burime të gazetës.

Si rezultat i prezantimit të planit, shtetet që mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe që janë pjesë e GND-së do të marrin vendim për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës do të plotësojë edhe një kriter të kërkuar në Raportin e Progresit nga Bashkimi Evropian, e që është prezantimi i një strategjie integrimi për veriun.

Plani parasheh konsultime me përfaqësuesit e tri komunave veriore dhe asaj të Mitrovicës së veriut, në mënyrë që të fillojë zbatimi i planit të Ahtisaarit, pa iu përmendur emri.

“Koha Ditore” shkruan sot se burime të saj kanë bërë të ditur se bartës së këtij dialogu do të jenë përfaqësues të tjerë të ekzekutivit kosovarë, dhe jo ekipi që ka prezantuar vendin në dialogun teknik me Beogradin.

Burimet e gazetës kanë shpjeguar se deri në shtator, pritet që presidenti i ri i Serbisë, nëse do të jetë Boris Tadiq, të marrë vendim që në bazë të Kushtetutës së Serbisë të emërojë përfaqësuesit e komunave veriore, ndërkaq që komuniteti ndërkombëtar po bënë presion që deri atëherë nga veriu të largohen edhe strukturat e MUP-it nga veriu.

Dialogu fillimisht do të jetë vetëm mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të veriut, por siç i ka thënë gazetës një zyrtar ndërkombëtar i akredituar në Kosovë, “në një fazë të mëvonshme, Serbia duhet të jetë palë e dialogut, në mënyrë që të garantojë zbatimin e marrëveshjeve të mundshme”.

Shtetet që janë pjesë e Grupit Ndërkombëtar Drejtues e që e kanë mbikëqyrur pavarësinë Kosovës nëpërmjet Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), sipas burimeve të gazetës, janë pajtuar që të mos e kushtëzojnë përmbylljen e mbikëqyrjes me zbatimin e plotë të pakos edhe në veri, por të mjaftohen me prezantimin e një iniciative seriozet ë Qeverisë së Kosovës për integrimin e veriut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)