03 Maj 2024

Pjesëmarrja në votime serbe në Kosovë ishte 32.17 për qind

Prishtinë, 7 maj - Misioni i OSBE në Kosovë ka raportuar përfundimin e rregullt të votimit, ndërsa sipas kësaj organizate pjesëmarrja në votime ishte 32.17 për qind.

OSBE përmes një deklarate për mediat ka njoftuar se nuk janë raportuar incidente dhe votimi është zhvilluar në një ambient të qetë.

Të gjitha vendvotimet e OSBE-së në Kosovë u mbyllën sot pas përfundimit të rregullt të votimit, tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer.

Sipas të dhënave të përkohshme të raportuara, pjesëmarrja në votime ishte 32.17 për qind.

“Kam kënaqësinë të raportoj që sot ishim në gjendje t’iu ofrojmë njerëzve mundësinë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një ambient të qetë”, tha Almhofer. “Përkundër disa çështjeve të vogla teknike, dita e votimit ka kaluar në mënyrë të rregullt”.

Përveç disa çështjeve teknike, dita e votimit ka kaluar në mënyrë të rregullt, njofton OSBE.

Materialet zgjedhore janë transportuar nga OSBE për në Vranjë dhe Rashkë, ku do të bëhet numërimi nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë.
 
Disa votues potencial raportuan se patën probleme për të gjetur emrat e tyre në listat e votuesve, lista që OSBE-ja i ka marrë nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë.

Disa vendvotime në rajonin e Mitrovicës dhe të Gjilanit u mbyllën më vonë për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve.  

Materialet zgjedhore janë duke u transportuar nga OSBE për në Vranjë dhe Rashkë, ku do të bëhet numërimi nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë.

“Duke pasur parasysh kohën jashtëzakonisht të kufizuar për zhvillimin e këtij operacioni – vetëm pak më shumë se pesë ditë – unë jam i kënaqur sepse ne kemi bërë më të mirën e mundur. Dua të falënderoj stafin e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe stafin nga misionet dhe zyrat e OSBE-së nga Tirana deri në Vjenë për punën e palodhur dhe mbështetjen e tyre të madhe. Ne i shprehim mirënjohje edhe atyre që ofruan siguri, policisë së Kosovës, EULEX-it, dhe KFOR-it,” shtoi Almhofer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)