PIPS prezanton perceptimet e qytetarëve për dialogun Kosovë - Serbi

Prishtinë, 2 mars - Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizon publikimin e rezultateve të anketës 'Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës'.
Anketa e organizuar në të gjitha komunat e Kosovës me një mostër prej 1056 respondentësh ka nxjerrë të dhëna interesante mbi preferencat e kosovarëve për akterët e jashtëm, shtetet, liderët dhe organizatat ndërkombëtare.
Gjithashtu, anketa ka nxjerrë të dhëna interesante mbi pritjet e qytetarëve për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ky është edicioni i tretë i anketës.