28 Prill 2024

Petroviq: Grupet ekstremiste po pengojnë decentralizimin

Prishtinë, 5 shtator - Grupet ekstremiste po bëjnë çmos që të mos zbatohet plani i decentralizimit, tha zv.kryeministri e ministër i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq në Konferencën vjetore për vetëqeverisjen lokale.
 
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Fajt tha se në pjesën më të madhe të vendit decentralizimi është kryer me sukses, kurse formimi i komunës së re të Mitrovicës së Veriut, sipas tij, është një mundësi të cilën nuk duhet humbur.

Në konferencën vjetore për vetëqeverisjen lokale, Fajt tha se, pas aksionit të 25 korrikut, qeveria tash duhet të bind banorët e jugut dhe veriut të qytetit për domosdoshmërinë e decentralizimit.

Zëvëndëskryeministri e ministri i pushtetit lokal, Sllobodan Petroviq, në konferencën që u organizua nën patronatin e tij, tha se institucionet e Kosovës po hasin në vështirësi në zbatimin e decentralizimit në veri. Por, në pjesën tjetër të vendit ky proces ka pasur sukses, tha ai.

Sa i përket pjesës veriore Petroviq tha se grupet ekstremiste po bëjnë çmos që decentralizimi të mos zbatohet, por shtoi se qeveria e Kosovës është e vendosur të përfundojë këtë proces dhe të themelojë komunën e re të Mitrovicës së Veriut.

Në konferencën vjetore për Vetëqeverisjen lokale po marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të pushtetit lokal të vendeve të rajonit. Në diskutimet që patën ata theksuan nevojën e zbatimit të modeleve evropiane gjatë procesit të decentralizimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)