29 Prill 2024

Pesëdhjetë për qind e sektorëve i udhëheqin gratë

Prishtinë, 3 shkurt - Bordi i Grupit të Grave Deputete në përbërje: Teuta Sahaqija, kryetare dhe anëtaret e bordit: Flora Brovina e Donika Kadaj- Bujupi,  vizituan  sot Komunën e Junikut.

Kryetari i Komunës, Agron Kuqi, i njoftoi deputetet me punën dhe angazhimin drejt krijimit të një administrate funksionale.

Në këtë vështrim, ai theksoi se bëhen përpjekje që të respektohet barazia gjinore.

Falë këtij angazhimi në administratën e komunës ka numër të konsiderueshëm të  grave të punësuara, ndërsa 50 për qind e sektorëve udhëhiqen  nga gratë. 

Në takim ishin prezente edhe asamblistet, të cilat theksuan se,megjithëse ekziston një nismë mjaft pozitive sa i përket përfaqësimit të gruas, në këtë aspekt duhet bërë akoma më shumë.

Znj. Sahatqija foli për përkushtimin e GGD-ës që gratë në asambletë komunale , pastaj në forumet e partive politike, si dhe shoqërinë civile të kenë rol më të fuqishëm në politikat lokale dhe qendrore.

Znj. Brovina duke përgëzuar kryetarin Kuqi për punën e mirë që po bëhet në këtë komunë foli për përkushtimin e GGD-ës për të ndikuar në demokratizimin e marrëdhënieve në të gjitha nivelet.

Znj. Kadaj Bujupi përgëzoi kryetarin edhe për iniciativat  për zhvillimin e turizmit.

Në takim mori pjesë edhe deputetja e kësaj ane Teuta Haxhiu, si dhe znj.

Marta Gazideda nga CBF, organizatë kjo, e cila po e përkrah GGD-ën me një këshilltare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)