04 Maj 2024

Perleshen deputet e PDK-së me të Vetëvendosjes

Prishtinë, 28 qershor - Deputeti i Partis Demokratike të Kosovës (PDK) Latif Gashi-Lata e ka sulmuar fizikisht para pak çastesh deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, tek dalja e Kuvendit të Kosovës.

Ky sulm ka ardhur derisa deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë për media ku ka folur për SHIK-un, ndërsa deputeti Gashi kishte kërkuar nga ai të mos flasë për SHIK-un.

Pas përleshjes fizike në mes të tyre, ka ndërhyrë policia dhe i ka ndarë ata, ndërsa pas pak minutash ka ndodhur një përleshje tjetër në mes të deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi dhe atij të PDK-së Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi.

Kamishi është larguar i gjakosur nga Kuvendi, ndërsa Krasniqi është momentalisht në hollin e Kuvendit – i cili po ashtu ka pësuar disa goditje gjatë përleshjes me Kamishin.

Edhe në këtë rast ka ndërhyrë Policia e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)