10 Maj 2024

Përkujtohet heroi i kombit Agim Ramadani

Gjilan, 4 maj - Në Zhegër të Gjilanit, është shënuar 49 vjetori i lindjes së heroit të kombit Agim Ramadani, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare.

Me manifestimin tradicional kulturor që u mbajt në kuadër të “Ditët e Agimit”, në oborrin e shkollës fillore që mban emrin e heroit, të pranishëm ishin mijëra pjesëmarrës. Në këtë manifestim i pranishëm ishte delegacioni nga kryesia e LDD-së në krye me kryetarin, akademik Nexhat Daci. Ata u pritën nga strukturat e degës së LDD-së në Gjilan, në krye me kryetarin e degës dhe njëherit vëlla i heroit Agim Ramadani, dr. Jashar Ramadani.

Tubimi u përshëndet nga organizatorët e këtij manifestimi, kryetari i komunës së Gjilanit, nga bashkëluftëtarë të Agimit dhe nga vajza e tij, e cila foli në emër të familjes. Po ashtu u dhanë edhe shpërblimet për garat e shumëta që ishin zhvilluar gjatë këtyre ditëve në kuadër të manifestimit “Ditët e Agimit”.

Në fund, u shfaq një program i pasur artistik me artist të merituar të estradës shqiptare. Kryetari Dacinë këtë tubim shoqërohej nga nënkryetarja e LDD-së, Drita Maliqi, sekretari i përgjithshëm, Hajrush Bajraliu dhe anëtarët e kryesisë, Salih Gashi, Shar Pllana e Sali Avdullahu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)