05 Maj 2024

Përcaktohet rendi i ditës për dy seancat e radhës

Prishtinë, 11 shtator - Kryesia e  Kuvendit, në mbledhjen e drejtuar nga dr.Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka plotësuar rendin e ditës për dy mbledhje të rregullta plenare, të cilat do të mbahen më 13 dhe  më 17 shtator.

Në seancën e rregullt, të së enjtes, pas shterimit të pikave të përhershme të seancave të rregullta: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë: Projektligjin për procedurën përmbarimore, Projektligjin për Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të  Kosovës, si dhe  Projektligjin për ujërat e Kosovës. 

Për herë të dytë, ndërkaq do të shqyrtohen: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën  Kontestimore,  Projektligji për bujqësinë organike dhe    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bujqësinë dhe  Zhvillimin Rural.

Në seancën e së hënës, pas pikave të përhershme të rendit të ditës, deputetët do të zhvillojnë debat parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.  Debati zhvillohet sipas  kërkesës së deputetit, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga gjashtë  deputetë të tjerë.

Në të njëjten seancë do të shqyrtohen edhe tri raporte (për vitin 2011) të agjencive që i përgjigjen Kuvendit: Raporti vjetor i Avokatit të Popullit, Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe Raporti vjetor i performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Anëtarët e Kryesisë janë njoftuar lidhur me ndërrimin (me rrotacion) të kryetarit të Grupit Parlamentar “6+”, ku në vend të Deputetit Albert Kinolli, kryetare e këtij grupi  do të jetë Myfera Shinik.

Kryesia është njoftuar edhe me përgatitjet për shënimin e Ditës së Demokracisë, më 14 shtator të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)