07 Maj 2024

Përcaktohet rendi i ditës i seancës së 14 qershorit

Prishtinë, 8 qershor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët  me shefat e grupeve parlamentare, të drejtuar nga  dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka përcaktuar rendin e ditës për seancën plenare  të Kuvendit  të  14 qershorit të këtij viti.

Pas shterimit të pikave të përhershme të rendit të ditës së seancave të rregullta: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, në radhë do të jenë shqyrtimi i dy projektligjeve:  Projektligji për personat e verbër dhe personat pjesërisht të verbër dhe  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje do të jenë edhe Njoftimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me përzgjedhjen e auditorit të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2011 dhe Njoftimi me përmbledhjen e Rekomandimeve të Raportit të Vlerësimit, të Analizës dhe të Udhëzuesve, përgatitur nga ekspertët e Projektit të Binjakëzimit.

Ndërkohë, rendi i ditës mund të plotësohet edhe me ndonjë pikë tjetër, nga materialet që janë në procedurë  në komisionet parlamentare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)