Për zgjedhjen e presidentit kuorumin e bëjnë 80 deputetë

Prishtinë, 28 janar - Numri i deputetëve të pranishëm në seancën e zgjedhjes së presidentit të vendit për ta bërë kuorumin duhet të jetë 80.
Ky është vlerësimi i njohësve të Kushtetutës së Kosovës, të cilët hedhin poshtë interpretimin se për tu bërë kuorumi për zgjedhjen e presidentit duhet të jenë të pranishëm 120 deputetë, shkruan Epoka e re.
Njohësi i Kushtetutës dhe profesori universitar, Mazllum Baraliu ka thënë se nuk është e nevojshme që në seancën e zgjedhjes së presidentit të vendit të jenë të pranishëm 120 deputetë.
Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës e precizon qartë se në zgjedhjen e presidentit duhet të jenë të pranishëm 2/3 e deputetëve.