29 Prill 2024

Pensionistët në pozitë tepër të rëndë

Prishtinë, 17 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot një delegacion të përfaqësuesve të Koalicionit të pensionistëve të Kosovës, në përbërje: Fahri Buçinca, Sahit Dragaj, Hamdi Tasholli  dhe Naser Avdiu, me të cilët ka biseduar për gjendjen ekonomike, sociale dhe shoqërore të pensionistëve të Kosovës.

Pensionistët kanë ngritur para kreut të Kuvendit të Kosovës shqetësimet e tyre për gjendjen tepër të rëndë të pensionistëve edhe dymbëdhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës.

Ata e kanë vlerësuar të padinjitetshme pagesën prej 80 euro për pensionistët kontributdhënës gjatë gjithë stazhit të tyre të punës.

Ata kanë kërkuar që urgjentisht të tërhiqet teksti i hartuar i Projektligjit për pensionet, për të krijuar grupin e ekspertëve dhe rishikuar këtë projektligj, në mënyrë që ai të bëhet i përshtatshëm për pensionistët e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, është shprehur se i kupton mirë shqetësimet e pensionistëve të Kosovës, duke u premtuar atyre se çështjen do ta ngrit në instancat vendimmarrëse.

Krasniqi u ka sugjeruar pensionistëve që nëse Projektligji vjen në Kuvend, atëherë vërejtjet e tyre duhet t’ia adresojnë Komisionit për punë dhe mirëqenie sociale, për t’i inkorporuar ato si amendamente dhe propozuar seancës  për  miratim bashkë me Projektligjin për pensionet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)