19 Maj 2024

PDK s’e harron Limajn, ia bën një vend në Kryesi

Prishtinë, 26 dhjetor - Sekretari organizativ për zgjedhjet në PDK, Basri Musmurati, ka thënë se e kanë ndjerë mungesën e Fatmir Limjat në procesin zgjedhor.

“Kur isha i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor në Malishevë, së pari kam ndjerë boshllëkun shumë të madh, sepse Limaj mungonte, nuk ishte i ulur në rreshtin e parë”, ka thënë Musmurati për “Epokën e Re”.

Ai ka shtuar se Limaj do të jetë në udhëheqjen e PDK-së. “Në Këshillin Drejtues sigurisht se Fatmir Limaj do të jetë. Konsideroj se do të ketë vota shumë në Këshillin Drejtues dhe do të jetë kandidat për në Kryesinë e Partisë”, ka thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)