14 Maj 2024

PDK e ndarë rreth idesë së Limajt

Prishtinë, 3 shtator - Ideja e nënkryetarit të parë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Limaj për reformimin e brendshëm të partisë së tij, sipas modelit një anëtarë një votë ka ndarë disa nga anëtarët e këtij subjekti politik.

Megjithatë ka të tjerë që e mbështesin këtë nismë të Limajt, sikurse shumë prej tyre e konsiderojnë të nevojshme meqë ky propozim reformator të diskutohet në forumet e partisë, shkruan \"Zëri\".

Mirëpo, në dallim nga anëtarët e kryesisë së PDK-së, analistët në Prishtinë vlerësojnë se ideja e njeriut të dytë të PDK-së ka për qëllim vendosjen e diktaturës brenda kësaj force politike.

Pavarësisht dallimeve që ekzistojnë rreth propozimit të fundit të shfaqur nga nënkryetari i parë i PDK-së, Fatmir Limaj, që partia e tij zgjedhjet e ardhshme t`i zhvillojë sipas modelit një anëtarë një votë, megjithatë bashkëpartiaku i tij Hajredin Kuçi, i cili konsiderohet \"krahu i djathtë\" i kryeministrit Hashim Thaçi, ka thënë se një gjë e tillë do të diskutohet brenda strukturës partiake..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)