17 Maj 2024

PDK e AAK kundër idesë së Mustafës për referendum për dialogun

Prishtinë, 1 tetor - Ideja e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për zhvillimin e një referendumi në Kosovë për bisedime politike me Serbinë, nuk pritet të gjejë përkrahje tek subjektet politike të cilat janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Dy partitë, PDK dhe AAK janë shprehur kundër idesë që përmes referendumit të vendoset për bisedimet me Serbinë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje konsideron së referendumi të organizohet së pari për Kushtetutën e Kosovës e më pas për çështje tjera. Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i quan lojë fjalësh deklaratat e kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Grabovci ka deklaruar se PDK-ja përmes Kuvendit është e gatshme që të diskutojë dhe të trajtojë të gjitha problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk pritet të mbështesë idenë e kreut të LDK-së për referendum për bisedime me Serbinë. Deputetja e kësaj partie, Donika Kadaj-Bujuip ka deklaruar se kjo parti qëndrimin e saj do ta jap në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë kundër referendumit është edhe qeveria e Kosovës. Ajo nuk e sheh të nevojshme që të pyes popullin se nëse duhet të bëhet dialog me politik me Serbinë apo jo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)