29 Prill 2024

Parisi konfirmon avancimin e agjendës Evropiane të Kosovës

Prishtinë, 18 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku gjatë vizitës në Francë realizoi një numër takimesh me zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare, si me Jean-Dominique Giuliani, President i Fondacionit Schuman, Jean-Francois Humbert, Senator Francez dhe Anëtar i Komitetit për Çështjet Evropiane, si dhe Didier Quentin, Zëvendës Kryetarin e Komitetit për Çështjet Evropiane në Parlamentin Kombëtar të Francës.

Gjatë këtyre takimeve pjesëmarrësit diskutuan mbi agjendën integruese të Kosovës, prioritetet dhe sfidat, dhe në veçanti rolin dhe kontributin e deputetëve, Parlamentit dhe shoqërisë civile në kuadër të procesit të integrimit Evropian.

Ministrja Çitaku në veçanti u fokusua për procesin e liberalizimit të vizave dhe hapjen e tregjeve evropiane për bizneset kosovare. Kjo vizitë realizohet në kuadër të angazhimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë përpara agjendën Evropiane të vendit.

Gjatë takimit pjesëmarrësit u dakorduan se është e rëndësishme që procesi i integrimit Evropian të gëzon në vazhdimësi konsensus parlamentar dhe shoqëror më qëllim të zbatimit të qëndrueshëm të reformave të thella politike, ekonomike dhe shoqërore.

Në vazhdim të ditës Ministrja Çitaku realizoi një intervistë për Radio France Internationale ku foli për zhvillimet e fundit në vend dhe agjendën Evropiane të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)