02 Maj 2024

Paralajmrohet padi për deputetët Konjufca e Aliu

Prishtinë, 24 tetor - Disa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe dy deputetët Galuk Konjufca dhe Liburn Aliu shumë shpejt mund të përballen me gjyqin, për shkak se kanë “gisht” në rrokullisjen e kamionit me mallra serbe.

Drejtuesi i kamionit, Fatmir Hajdari, i ka konfirmuar gazetës “Zëri”, se është në fazën finale të përgatitjes së dokumentacionit për ngritjen e një padie penale ndaj aktivistëve dhe dy deputetëve të Vetëvendosjes!, të cilët “ndërsyen” ditë më parë rrokullisjen e kamionit në afërsi të Lupçit, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Mirëpo, për Lëvizjen Vetëvendosje! nuk është brengosëse ngritja e padisë dhe mundësia e arrestimit të nënkryetarit të Kuvendit Glauk Konujfca dhe deputetit Liburn Aliu.

“Pronari i kamionit është duke e kompletuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ngritjen e padisë penale ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, duke përfshirë edhe dy deputetët, të cilët kanë qenë pjesë e aksionit. Fajtori dihet, dhe në këtë drejtim nuk ka dilema, sepse tashmë janë xhirimet dhe normalisht ne si palë e dëmtuar do të kërkojmë kompensimin e dëmeve të mëdha që na janë shkaktuar”, ka thënë Fatmir Hajdari për “Zërin”.

Ai ndërkaq, ka pohuar se tashmë është bërë kërkesa në Gjykatën Komunale për formimin e një komisioni, i cili do të bëjë vlerësimin e dëmeve që janë shkaktuar atë ditë. Aktivistët dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkarkuar mallin, i cili ishte prodhim i “Centro Proizvod” nga Beogradi dhe më pas e kanë rrotulluar kamionin, për ta bërë të palëvizshëm. “Kamioni që është rrokullisur nga Vetëvendosje është dëmtuar në masë të madhe, deri në 70 për qind, por edhe i gjithë malli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)