15 Maj 2024

Pantiç: Serbia duhet të verifikojë mandatin e EULEX-it

Mitrovicë, 3 gusht -  Kryetari ilegal i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës, Krstimir Pantiç, ka thënë se Serbia duhet të verifikojë deklaratat e Prishtinës se mandati i EULEX-it do të vazhdojë edhe pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Nëse deklarata e Kuçit është e vërtetë, dhe se me BE-në është arritur marrëveshje për zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe në dy vjet, por që baza ligjore e marrëveshjes të mos jetë Rezoluta 1244, kjo paraqet një shkelje brutale të marrëveshjes së BE-së me qeverinë e Serbisë dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit OKB-së për të mundësuar ardhjen e këtij misioni”, ka thënë ai për “Beta”.

Sipas tij, qeveria serbe duke biseduar edhe me Catherine Ashton, duhet të sqarojë nëse është e vërtetë se mandati i EULEX-it do të zgjatet apo ky është një tentim tjetër i Prishtinës për të provokuar reagimin e qeverisë së Serbisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)