14 Maj 2024

Panariti: Nuk ka kërcënim që mund t’i frikësojë shqiptarët

Prekaz, 27 korrik - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti iu është përgjigjur kërcënimeve për luftë të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç.

Gjatë homazheve në Prekaz, Panariti ka deklaruar që nuk druhet nga këto kërcënime, por se shqiptarët janë përcaktuar për një tjetër politikë.

“Nuk ka kërcënim që mund t’i frikësojë shqiptarët, por kjo nuk është rruga që mund të zgjidhë problemet. Shqiptarët edhe në luftëra kanë treguar se janë popull paqedashës, që dëshiron të bashkëjetojë me fqinjët dhe asnjëherë nuk kanë qenë agresorë, ndaj dëshirojmë të vazhdojmë këtë frymë”, ka thënë ministri Panariti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)