30 Prill 2024

Pacolli vizitë zyrtare në Afrikë, lobon për njohjen e Kosovës

Prishtinë, 19 maj - Në kuadër të aktiviteteve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Afrikën Qëndrore, në Guinea Conakry dhe në Ganë.

Në këto shtete, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime me burrështetas dhe personalitete të larta të këtyre shteteve.