04 Maj 2024

Pacolli: merr konfirmim për njohje edhe nga Sao Tome

Prishtinë, 21 nëntor - Në kuadër të angazhimeve institucionale për lobim, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar në Sao Tome me kryeministrin e këtij shteti Dr.Patrice Emery Trovoada si dhe me ministrin e punëve të Jashtme, Manuel Salvador Dos Ramos.

Gjatë këtij takimi,  Pacolli ka informuar edhe njëherë, kryeministrin Trovoada me arritjet demokratike që Republika e Kosovës, ka shënuar që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Në këtë kontekst, ai, ripërsëriti kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës, dhe fillimin e bashkëpunimit diplomatik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

Në anën tjetër, kryeministri i Republikës se Sao Tome dhe Principe Patrice Emery Trovoada, i premtoi Pacollit, se shteti i tij, ka filluar procedurën për njohjen e Republikës së Kosovës dhe se kjo njohje do të vije shumë shpejt.

Ky është takimi i dytë që zëvendëskryeministri Pacolli zhvilloi me kryeministrin Trovoada.

Me 30 tetor në Paris, ata kanë zhvilluar edhe një takim tjetër, në të cilin po ashtu temë kryesore ishte kërkesa për njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.

Sipas agjendës, sot, zëvendëskryeministri Pacolli do të qëndrojë në Guinenë Ekuatoriale, ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Teodoro Obiang.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)